Gërvalla: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për Policinë e Kosovës
Ministja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Gërvalla-Schwarz tha se Borrell nuk e tha asnjë fjalë mbështetëse për Policinë e Kosovës.
“Si mund të tolerojnë këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, tha ajo.
Mr. Borrell, really?
Terrorists kill police – and you call on “all actors”?
Not a word of support for the police? Not even against terrorists?
Did you also refer to terrorist attacks in Spain as “hostilities”?
What a shame.How can EU members tolerate this cynicism any longer? pic.twitter.com/oQdPhcoE9h
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 24, 2023
Në orët e para të së dieles, në fshatin Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti.
Rreshteri Bujaku vdiq nga një sulm i organizuar, pasi njësitet policore shkuan për t’i larguar kamionët të cilët i kishin bllokuar rrugët.
Sulmet ndaj forcave të rendit ishin konstante.
E gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia arriti që ta vrasë njërin prej 30 sulmuesve.