Koleksioni më i madh i orëve në botë

 
Këto orë janë pjesë e koleksionit më të madh të orëve në botë. Ato i mblodhi fanatiku i tyre, pakistanezi Gul Kakar nga Quetta e Pakistanit.
Në mesin e orëve ka nga ato që datojnë nga viti 1800.
Gul i mblodhi ato nga vende të ndryshme të botës, si Anglia, Gjermania, Franca e Holanda.
Orët e koleksionistit Gul janë të madhësive të ndryshme, filluar nga ato të dorës, të xhepit e deri te ato të mëdha, gjatësia e të cilave arrin dy metra.
Gul, i cili me profesion është polic, në një deklaratë për media ka thënë se i pëlqejnë orët antike, sepse ato lëshojnë një zë natyral.
Numri i orëve të Gul arrin qindra sosh dhe ai kalon një pjesë të madhe të kohës duke u kujdesur për to.
Dhënia e Gul pas orëve filloi dekada më parë, kur dy orë të familjes së tij u prishën dhe u dërguan për t’i ndreçur. Kështu, ai ka treguar se ka filluar të interesohet për to, dhe të mbledh orë të tjera.
Gul ka thënë se askush nga familja e tij nuk ka këtë pasion, dhe ka treguar se pas vdekjes së tij, orët do të shiten. Megjithatë ai tani është i gatshëm që të financoj themelimin e një muzeu në emër të tij dedikuar orëve, të cilat mund të ekspozohen atje. Tani për tani, orët mbesin në këtë dhomë të qetë, që ndodhet në selinë e departamentit të policisë në qytetin Quetta./21Media


 

Back to top button