Gërvalla falënderon anëtarët e PE-së që aprovuan heqjen e vizave

Pas liberalizimit të vizave, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Gërvalla ditën e sotme e ka cilësuar si një ditë të gëzuar për Kosovën.

”Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar Gërvalla në Twitter./21Media

Back to top button