Gërvalla i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar ta ndyrshojë politikën ndaj Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndryshojë politiken ndaj Serbisë.

Ky reagim i saj erdhi pasi a Serbia ka shprehur refuzimin për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

“Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar Gërvalla.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, sot, ka dërguar letër në selinë e Bashkimit Evropian duke konfirmuar se shteti i saj nuk do t’i respektojë të gjitha nenet e marrëveshjes./21Media

Show More
Back to top button