Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin

Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës për Ballkanin, e me gjithë të edhe ëndrra për kualifikim tutje.
Dinamo Zagrebi e ka mposhtur 3:0 Ballkanin, kështu duke ia shuar ëndrrën kampionit kosovar për kualifikim tutje në Ligën e Konferencës.
Golat për gjigantin kroat i shënuan Dino Peric (minuta e 69’) dhe Bruno Petkovic (minuta e 72’ dhe 77’).
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë në Grupin C, krahas Ballkanit që e mbyll aventurën evropiane në vendin e katërt me katër pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Dinamo Zagrebit.
Ballkani pëson dy gola brenda tre minutave (VIDEO)
Janë shënuar dy gola të shpejtë në stadiumin “Maksimir”, ku po luhet ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit.
Skuadra e Dinamo Zagrebit ka arritur të kalojë në epërsi prej dy golave brenda tre minutave kundër Ballkanit.
Fillimisht, Dino Peric shënoi për 1:0 në minutën e 69’, kurse Bruno Petkovic shënoi për 2:0 në minutën e 72’.
🇪🇺 Goal: Dino Perić | Dinamo Zagreb 1-0 KF Ballkani pic.twitter.com/HI6AX47Mp9
— e360hubs football (@e360hub2) December 14, 2023
🇪🇺 Goal: Bruno Petković | Dinamo Zagreb 2-0 KF Ballkani pic.twitter.com/30leSaQiY0
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 14, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?