Rakiq me thirrje dramatike: Kurti sonte e dërgon ROSU në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një deklaratë të tij mbi gjendjen në pjesën veriore të Kosovës ka paralajmëruar, siç ka thënë , “se Albin Kurti do të nisë në pjesën veriore njësinë ROSU të Policisë së Kosovës”.
Rakiq në thirrjen e tij dramatike iu referua mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga kryeministri Kurti.
“Pas apelit tonë për paqe, dhe sipas informacioneve që kemi, Albin Kurti në një takim me strukturat e tij të sigurisë ka njoftuar se sonte do të dërgojë ROSA të armatosur dhe njësi të tjera në veri të Kosovës për të përndjekur popullin tonë dhe për të kryer operacionin ‘Stuhia’’”, tha Rakiq.
Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që të parandalojë, siç e quajti ai, “pushtimin e veriut te Kosovës nga ROSU”, duke e cilësuar praninë e kësaj njesie “në këto zona në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet në fuqi”. Rakiq e ka cilesuar si përpjekje të “Kurtit për të krijuar kaos të pergjithshëm”. Gjendja në veriun e Kosovës është tensionuar prej ditësh, me vendosje të barrikadave dhe hedhje të “shok bombave” nga grupe të caktuara serbe./21Media

Back to top button