Gërvalla mallkon Skënder Hysenin: Zoti t’marroftë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.
Gërvalla ka thënë se “Hyseni e plot të tjerë e çuan LDK-në në 10%”.
“Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën. Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Në fund minstrja e mallkoi Hysenin.
“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, ka shkruar ajo.

Kundër deklaratës së Hysenit ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Peci ka thënë Hyseni mund të ketë “makthe” presidenciale, përderisa me përulje i ka thënë që ta akordojë më mirë harmonikën./21Media

Back to top button