Tërmeti në Indonezi, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit në Indonezi po punojnë gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit pas tërmetit.
Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve është 268, shumë prej tyre fëmijë, me 151 të zhdukur dhe më shumë se 1,000 të lënduar.
Rrugët e dëmtuara dhe përmasat e mëdha të zonës së prekur po e bëjnë të vështirë gjetjen dhe ndihmën e viktimave.
Sipas raportimeve, 22,000 shtëpi janë dëmtuar dhe se më shumë se 58,000 njerëzjanë strehuar në disa lokacione në rajon.
Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi një rajon malor të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu./21Media

Back to top button