Gërvalla me ministrin gjerman të mbrojtjes diskutojnë për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorious, ku sipas njoftimit nga në fokus të diskutimit ishte siguria në rajon dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të punës që sot Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati me Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, z., në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e ka njoftuar ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon, shkruan rtv21.tv.

“Ministrja Gërvalla falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it. Në këtë drejtim Ministrja Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon”, thuhet tutje në njoftim.

Si përfundim thuhet se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në rajon./21Media

Back to top button