Gërvalla-opozitës: Ju jeni përgjegjës që prirësit tuaj janë në Hagë

 

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në një fjalim gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, fajësoi partitë tjera për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Ju pikërisht ju, jeni përgjegjës që prirësit tuaj sot ndodhen në Hagë, ju duke mohuar të vërtetën, nuk do ta zgjidhni këtë çështje, unë si ministre e punëve të jashtme jam zotuar që interesat e Republikës së Kosovës t’i përfaqësojë, në mënyrën më të denjë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se kjo narrativë u duket jo e drejtë, sepse po të kishin ditur më mirë të tjerët, do të kishin bërë më mirë në të kaluarën./21Media

Back to top button