Kosova dhe Emiratet me konferencë të përbashkët për tërheqje të Investimeve

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi ku u pajtuan për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve.

“Në takim u vlerësuan raportet e mira mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti promovimin e investimeve të reja nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës. Kryeministri dhe ambasadorja u pajtuan për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve”, thuhet në një komunikatë nga zyra e kryeministrit.

Ambasadorja tutje theksoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për zhvillim ekonomik dhe integrimin në organizata ndërkombëtare. Ajo shprehu vullnetin e EBA-së për të qenë pionier për investime në Kosovë, me fokus në industrinë ushqimore dhe turizmin malor.

Kurti e falënderoi ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, veçanërisht për investimet e kaluara dhe ato të ardhshme për spitalet. Kryeministri theksoi nevojën për investime të cilat krijojnë vende të reja pune./21Media

Back to top button