Tahiri – Gërvalles: Ti je turpi i Kosovës, s’ka nevojë me fol Daçiqi se është Donika

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri reagoi pas deklaratës sëministres së Punëve të Jashtme, Donika  Gërvalla  e cila tha se  ‘Specialen nuk e ka krijuar Serbia, por vet deputetët’.

Tahiri tha se Gërvalla është turpi i vendit dhe kështu përfaqëson veç Serbinë.

“E nderuar ministre sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka aty në Kosovë, në krye të diplomacisë së Kosovës. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dal dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë me fakte të sajuara nga qeveria serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar”, tha ndër tjera Tahiri.

Tahiri gjithashtu kërkoi nga Gërvalla të iu kërkojë falje viktimave, grave të dhunime dhe kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet se ka ndodhur në Kosovë.

“Prandaj dil kërkoju falje, viktimave, grave të dhunime dhe kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet se ka ndodhur në Kosovë. Është turp për ty, o marre për ty. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, nuk je përfaqësuesja e imja. I bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk duhesh më me qëndru në këtë sallë. Ti duhesh me ec”, tha Tahiri./21Media 

Back to top button