Gërvalla paralajmëron shkarkime të reja të ambasadorëve (Video)

“Ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar do të punojnë deri në muajin gusht”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paralajmëroi shkarkime të tjera në vendet ku Kosova ka ambasada dhe konsullata, ndërsa gjatë muajit gusht tha se pritet të emërohen ambasadorët e rinj. Gjatë raportimit në komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se në qeverinë Kurti s’do të ketë konsuj politikë dhe se do të kujdesen që diplomatët të cilët përfaqësojnë vendin të kenë përgatitje përkatëse./21Media

Back to top button