Gërvalla për Asociacionin: S’është i mirë, s’lejojmë të dëmtohet shteti

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se drafti i Asociacionit i pranuar nga BE-ShBA nuk është shumë i mirë dhe ka mjaftë sfida, por që nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës.

Ndonëse thotë së është një bazë e mirë për të punuar më të. Ajo tha se i siguron qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë një draft, i cili do ta dëmtoj shtetin.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të. Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka a një tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, deklaroi ajo para mediave.

Back to top button