Krasniqi: Mbi 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit.

Kështu ka thënë ai duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta. Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të interesit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë kosovarë”, ka thënë ai tutje. Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button