Gërvalla për gabimet e MPJ-së në Twitter: E marr përgjegjësinë politike

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë janë të drejta kritikat e adresuar lidhur me postimin e djeshëm në Twitter, i cili ishte me gabime gjuhësore i shkruar në gjuhën angleze.

“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike. Nuk kam çfarë zbukuroj, ashtu është, kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar, mendojmë që tani kemi një tekst të kuptueshëm. Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj. Mesazhi nuk është që Kosova është e fortë, mund ta keni keqkuptuar, por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova fortë qëndron në krahun e aleatëve të saj. Në aspektin gjuhësor, e vetmja gjë që mund të them është se e kemi kuptuar dhe shikojmë të ardhmen mos të ndodh më. Ju siguroj që gjashtë apo tetë sy shohin më shumë se katër sy, andaj në të ardhmen do të kemi më shumë sy që shohin. Rreth kësaj teme nuk di çfarë të shtoj”, ka thënë Gërvalla në komisionin parlamentar para deputetëve.

Qëndrimi i MPJ-së për Bjellorusinë të hënën u vlerësua joserioz e me anglishte të dobët. Pas shumë kritikave në publik, MPJ-ja hoqi atë postim duke e zëvendësuar atë./21Media

 

Back to top button