Një burri nga Prishtina i konfiskohet marihuanë

 

Policia ka bërë të ditur se të dielën në mbrëmje njësiti policor në Prishtinë kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe se gjatë kontrollit te pasagjeri është gjetur një thikë dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

”Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe se gjatë kontrollit tek pasagjeri, i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë thikë dhe një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button