Gërvalla pritet nga kryediplomati austriak, në takim diskutohet për Banjskën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur të mërkurën në takim nga homologu i saj austriak, Alexander Schallenberg.
Në njoftimin e bërë për media, bëhet e ditur se në këtë takim Gërvalla e ka informuar Ministrin për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Austrisë rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprime tjera që sipas saj, rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?