Bislimi sqaron “kërcënimin” për eskalim: Ishte lutje për heqjen e masave nga BE-ja
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut.
Bislimi tha se ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsye siç theksoi ai çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Ai ceku se do të jetë prezent atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen e Bazike.
Ndërsa rreth deklaratës së tij ditë me parë ku ka kërkuar nga BE-ja që të hiqen masat ndaj Kosovës, Bsilimi tha se ‘ishte lutje’ nuk ishte kërcënim. Sipas tij, Kosova nuk ka kapacitet as interesim që të kërcënojë BE-në.
Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, teksa ka treguar edhe për qëndrimin e vendeve aleate.
Bislimi tutje është përgjigjur edhe për postimin e tij në X, me të cilën ka kritikuar kryenegociatorin Miroslav Lajçak për takimin e tij me organizata të shoqërisë civile nga pala serbe.