Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla: Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se më në fund Kosova flet vetë në CEFTA, e jo UNMIK në emër të saj.

Në një postim në paltformën ”X”, Gërvalla ka deklaruar se sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar.

“Më në fund dhe me të drejtë: Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna e vështirë dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button