Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takon qytetarë e aktivistë nga Sanxhaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku.

Me këtë rast, aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj  foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button