Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla takohet me homologen nga Afrika Qendrore, flasin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore, Sylvie Baïpo – Temon. Sipas njoftimit të MPJD-së të datës 23.09.2024, temë e diskutimit ka qenë forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh.

“Në këtë frymë mirëkuptimi, u përsërit përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare. Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe shkëmbimi i përvojave dhe politikave të ndryshme që fuqizojnë lidhjet me mërgatën dhe diasporën”, thuhet në njoftim.

Sipas MPJD-së, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës e Afrikës Qendrore, duke rikonfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm.Takimi është zhvilluar në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button