Gërvalla takon ambasadorët jo rezident të Malajzisë dhe Lituanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar ambasadorët jo rezident të Malajzisë, Zahid Rastam si dhe atë të Lituanisë, Eduardas Borisovas, me të cilët bashkëbisedoi rreth marrëdhënieve diplomatike dhe rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave inovative në qeverisje dhe zhvillim ekonomik.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ministria.

“Gjatë takimeve të ndara me dy ambasadorët Ministrja Gërvalla foli rreth progresit të Republikës së Kosovës në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin lituanez, Ministrja Gërvalla foli edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duke shprehur nevojën e domosdoshme të koordinimit ndërshtetëror në ndërmarrjen e masave preventive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në komunikatën e MPJD-së për media.

Tutje, bëhet e ditur se thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknologjike ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin me ambasadorin nga Malajzia./21Media

Back to top button