Gërvalla takon senatoren amerikane Ernst, ia përmend nevojën për veprime kundër regjimit të Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës së saj në SHBA është dakuar me senatoren Joni Ernst,.

Gërvalla njoftoi se më të ka diskutuar për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe se në takim ka theksuar nevojën për veprime kundër regjimit të Aleksander Vuciqit për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm.

Po ashtu Gërvalla ka thënë se kanë folur edhe për nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe për forcimin e partneritetit.

“Gjithashtu diskutuan nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë të fortë”, ka shkruar Gërvalla në plaformën X./21Media

Back to top button