Scholz: Presim që Kosova dhe Serbia të zbatojnë rrugën drejt normalizimit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  deklaroi të premtën se nga Kosova dhe Serbia pret që të zbatojnë rrugën drejt normalizmit.

Ai këto deklarata bëri në platformën X.

Scholz shtoi se po punojnë për një të ardhme me perspektivë paqësore për të dyja palët.

“Sot, unë Macron dhe Meloni shprehëm pritjen që Kosova dhe Serbia të zbatojnë rrugën drejt normalizimit. Përpiqemi për një të ardhme me një perspektivë paqësore për qytetarët dhe fqinjësinë e vendeve të tyre”, ka shkruar Scholz në rrjetin social “X”.

Ndryshe, Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto./21Media

Back to top button