Gërvalla thotë se nga anëtarësimi i Kosovës në KE nuk humbet askush

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla thotë se besojnë se tanimë është koha e duhur për të marrë vendimet e duhura, prandaj kanë vendosur të aplikojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një konferencë për media nga holli i ndërtesës së dikasterit që drejton, Gërvalla theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishte hap i duhur në kohë të duhur, shkruan rtv21.tv
Sipas saj, nga ky anëtarësim nuk humbet askush, madje thotë se fitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, rajoni shtetet e së cilit tashmë janë pjesë e këtij këshilli, fiton Këshilli Evropian duke e pranuar Kosovën në gjiri e saj dhe fiton Evropa.
Tutje, ministrja tha se janë të ndërgjegjshëm se ky është vetëm hapi i parë, në rrugën plotë sfida deri në anëtarësim në Këshillin e Evropës./21Media

Back to top button