Në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për koncept dokumentin për veting

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në bashkëpunim me Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion (Komisioni për Legjislacion) organizoi sot tryezë diskutimi me akterët kryesorë të sistemit të drejtësisë duke përfshirë, ministren e Drejtësisë, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, deputetët nga Komisioni për Legjislacion, dhe akterë nga shoqëria civile lidhur me modalitetet e vetingut.
Në tryezë u diskutua për reformën në drejtësi, më konkretisht nevojën e vetingut në këtë aspekt, mënyrën se si do të duhet të modelohet vetingu. Theks të veçantë kishte në domosdoshmërinë për vetting.
Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte edhe qëndrimi i partive opozitare parlamentare përballë nevojës së reformimit të sistemit të drejtësisë në vend, kontributin e tyre si dhe pritshmërit. Në diskutim të pranishëm ishin edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të cilët shprehën qëndrimet e tyre karshi procesit të vetingut.
Në fund nga të pranishmit u diskutua edhe ajo se çfarë pritet nga opinioni i Komisionit të Venecias, dhe u bë e ditur se me datat 18-19 maj 2022 një delegacion nga ky komision do të arrijë në Kosovë dhe do të zhvillohen takime të rëndësishme me të gjitha institucionet relevante të përfshira në reformën e drejtësisë. Në tryezë u diskutua rëndësia e një unifikimi ndaj reformës në drejtësi si element kyç për një proces të suksesshëm./21Media

Back to top button