Gërvalla tregon a është dëshmitare e Speciales

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mohoi se është dëshimtare e Gjykatës Speciale.

Pas shumë reagimeve në lidhje me deklaratat rreth Speciales ajo sot tha se as nuk ka qenë ndonjëherë dëshmitare dhe as nuk është.

“Jo as nuk kam qene dhe as nuk jam”, tha Gërvalla në konferencën e përbashkët me homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman./21Media

Back to top button