Ministri kroat në Kosovë: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla sot ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grliq Radman.

Pas takimit ministri kroat në një konferencë për media tha se Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

“E përkrahim dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës. Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, tha Radman.

Radman sot gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./21Media

Back to top button