Gërvalla uron Cleverly-n: Kosova e përkushtuar të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm-Britaninë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka uruar James Cleverly për marrjen e detyrës si Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe.
Gërvalla ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe.
“Urime James Cleverly për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim. Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Back to top button