Gërxhaliu njëri ndër laureatët e çmimit të vitit në Sarajevë

“Këto mirënjohje për Kosovën dhe ndërmarrësinë Kosovare janë shumë me rëndësi”

Sot në Sarajevë në kuadër të samitit të menaxherëve më të suksesshëm të rajonit dhe Evropës tre përfaqësuesit nga Kosova u gjetën ndër laureatët e çmimeve të vitit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të shumta evropiane të politikës, ekonomisë, artit, dhe kulturës.

Sipas kumtesës për media nga Oda Ekonomike e Kosovës, në kategorinë e menaxherit evropian të vitit për asociacionet e biznesit është shpërblyer kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu që është një mirënjohje e kategorisë më të lartë që ndan ky asociacion dhe në të cilën sot u gjenden edhe kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.

Me këtë rast u tha se çmimi ndahet për personalitetet që kanë shtyrë me sukses përpara procese me ndikim rajonal dhe më gjerë dhe kanë shërbyer si motivues progresi.

“Këto mirënjohje për Kosovën dhe ndërmarrësinë Kosovare janë shumë me rëndësi dhe do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit të saj”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Back to top button