BE kufizon importin e çelikut

Mbështetën masat e përkohshme të cilat i propozoi Komisioni Evropian

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur masat e përkohshme, të cilat i propozoi Komisioni Evropian me qëllim të kufizimit të importit të çelikut në BE.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian, i cili ka propozuar kombinimin e kuotës dhe doganës për të parandaluar valën e importit të çelikut, qëkur SHBA ka vendosur doganat ndaj importit të çelikut dhe aluminit evropian.

Qëllimi i këtij vendimi, sipas zyrtarëve të KE-së, është parandalimi i efekti negativ në tregti, por edhe njëkohësisht të ketë oferta tradicionale në tregun e BE.

Burime të paemëruara që njihen me propozimin, theksuan se kuota do të ishte një reflektim i importeve gjatë viteve të fundit, me një normë prej 25 për qind për vëllimin që tejkalon atë shumë.

Back to top button