Gërxhaliu: Vendimi për dinarin në kohë dhe rrethana të gabuara

(Lajm i përditësuar)


Gërxhaliu- Abazit: Të thoni se BQK-ja është e pavarur, nuk iu bën nder

Njohësi i çështjeve bankare Milazim Abazi dhe njohësi i çështjeve ekonomike debatuan në emsionin “Click” në RTV21 rreth asaj se sa është e pavarur politikisht Banka Qendrore e Kosovës.

Gërxhaliu shprehu qëndrimin se BQK aktualisht nuk është e pavarur, ai përmendi mënyrën e përzgjedhjes së udhëheqësisë së këtij institucioni.

“Qoftë  nga zgjedhja e kryetarit të bordit , qoftë nga guvernatori i BQK-së , nga zv. Guvernatori politizimi i skajshëm të keni ju guximin si doajen i sistemit bankar dhe të thoni të garantoni që BQK është e pavarur profesionale nuk iu bën nder.”, tha Gërxhaliu duke iu referuar Abazit.

Derisa ky fundit këmbguli në mendimin e tij se njerëzit që udhëheqin BQK-në janë të pavarur politikisht.


Gërxhaliu: Vendimi për dinarin në kohë dhe rrethana të gabuara, vulosje afatgajte e sanksioneve ndaj Kosovës

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se vendimi për dinarin është marrë në kohë dhe rrethana të gabuara.

“Nuk e ka Kosova komoditetin që të eksperimentojë në këtë mënyrë në kohën kur ka sanksione apo masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, nuk e ka lluksin dhe besoj që është nguti të bëjë një veprim të tillë në kohën kur po shihni edhe SHBA-të edhe Evropa i ka sytë dhe presionin kah dialogu dhe zgjidhja përfudnimtare apo arritja e një marrëveshje”, tha Gërxhaliu derisa përmendi edhe se në SHBA-të dhe BE-ja hyjnë në zgjedhje .

Më tej ai shtoi se një gjë e tillë është nuk i bën nder Kosovës, në kohë kur pritet një largimi i sanksioneve dhe në kohën kur po kërkohet të arritje e marrëeshjes.

Është diçka që ka ndjeshmëri dhe prpvokon, besoj se Kosoova ka humb dhe do të humb në aspektin ekonomik, politik… ky vendi  do të jetë një vulsoje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut ky vendim është më shumë elektoral, që siç vlerësoi ai do t’i ofrojë më shumë vota partisë në pushtet./21Media

Back to top button