​Kurti organizoi pritje në nder të ambasadorit në largim Abbott

Kryeministri Albin Kurti organizoi sonte një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin britanik për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, ku theksoi mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Britanisë së Madhe për Kosovën.

“Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”, tha ai.

Në këtë pritje, mes shumë të tjerësh, ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.

Back to top button