Getafe ia shkaktoi Realit humbjen e dytë këtë sezon

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet skuadrës së Getafes dhe gjigandit spanjoll ,Real Madrid, e vlefshme kjo për xhiron e 20-të të La Ligas.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Real Madridi e ka filluar jo mirë vitin 2022, duke pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Getafe.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Getafen e ka realizuar sulmuesi 24 vjeçar Enes Unal, në minutën e 9’ të ndeshjes.
Po ashtu, skuadra e Getafes ia ka ndalur hovin e fitoreve Real Madridit, ku ky i fundit ka pasur 11 ndeshje radhazi pa humbje, në La Liga.
Me ti pikët e reja, skuadra e Getafes është ngjitur në pozitën e 16-të në tabelë me gjithsej 18 pikë, kurse Real Madridi vazhdon ta kryesojë tabelën me gjithsej 46 pikë, tetë sosh më shumë se vendi i dytë, Sevilla.

Back to top button