Policia kapi 12 shoferë të dehur

Mbrëmë prej orës 22:00 deri në 03:00 është realizuar aksion i përforcuar policor për sanksionim të shoferëve që drejtojnë vetura në gjendje të dehur, me ç’rast në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, janë sanksionuar 12 shoferë të dehur.
Nga MPB kanë shtuar se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe apelojnë të pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan TV21./21Media

Back to top button