Messi me Covid-19

Lionel Messi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij, Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas do të mungojë në ndeshjes e radhës së PSG kundër skuadrës së Vannes, në Kupën e Francës.
Messi është rikthyer në Argjentinë për Krishtlindjet dhe që nga ajo kohë e ka kontraktuar virusin së bashku me tre bashkëlojtarë të tjerë.
“Katër lojtarët që kanë testuar pozitivë me Covid-19 janë Lionel Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Momentalisht ata janë në vet-izolim në bazë të rregullave kundër Covid-19”, është shkruar në komunikatën zyrtare të PSG-së.
Po ashtu, në listën e mungesave te gjigandi francez është edhe ylli brazilian, Neymar, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.

Back to top button