Getinjo zbulon detaje të albumit të ri

Reperi nga Ferizaj, Getinjo së shpejti do të publikojë albumin e ri.
Ka kohë që reperi ka bërë të ditur lajmin se është në përgatitje të këtij albumi.
Mësohet se albumi do të përmbajë 15 këngë, sipas Getinjos.
“Defenittivisht”, “REAL”, “G&E”, janë disa nga këngët pjesë e këtij albumi.
“3 i bona sonte dmth! Edhe 12 edhe besoj ka me kon albumi ma i mire najher”, ka shkruar Getinjo në Instragram.

Kujtojmë se, projekti fundit nga Getinjo është “Pare”, që numëron mbi një milion shikime në Youtube./21Media

Back to top button