Rama premton kapitull të ri për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin të mbajtur në seancën plenare ku pritet të votohet qeveria e tij për herë të tretë, tha se synon që Shqipërinë ta bëjë lidere ekonomike në Ballkan.
I fokusuar tek turizmi, eksporti i energjisë elektrike dhe rritja e pagave, kryeministri tha se “duhet t’i japim një shtysë të fortë sektorit të prodhimit për të mbyllur ciklin e prodhimit brendapërbrenda dhe duke kaluar në një stad tjetër që rritë kapacitetet dhe pagat për shkak të cilësisë”.
Rama thotë se ky mandat do të jetë kantieri i “Korridorit blu”.
“Në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë të realizuar me standard evropiane nga Muriqani në Fier. Kemi pritur më gjatë se duhej të prisnim që ky projekt prioritar i procesit të Berlinit të financohet nga BE por nuk do të presim më. Do të nisim punën”, tha ai.
Brenda këtij viti nis investimi për zgjatjen e pistës dhe terminalin e ri. “Air Albania” do i shtohet flota dhe destinacioni.
Kuvendi i ri i Shqipërisë që pritet të votojë qeverinë “Rama 3” përbëhet nga Partia Socialiste që fitoi 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social-Demokrate 3 mandate.

Back to top button