Kuvendi pritet të miratojë sot marrëveshjen për anëtarësim në Bordin e Paqes

Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme të Kuvendit.
Për plotësimin e rendit të ditës me këtë marrëveshje votuan 93 deputetë. Megjithatë, deputetët nuk përfshinë tri projektligje të tjera që u propozuan nga LVV-ja, atë për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligjin për energjinë dhe projektligjin për energjinë elektrike.
Kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtyre projektligjeve votuan deputetët nga opozita.
Këto projektligje pritet të shqyrtohen në seancën e radhës të hënën.