Ghebreyesus: Bota është në pikën kritike të pandemisë Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sot u ka bërë thirrje vendeve që të punojnë së bashku për t’i dhënë fund pandemisë, duke shtuar se tani janë të gjitha mjetet në dispozicion për ta bërë këtë.
“Pandemia tani po hyn në vitin e tretë dhe ne jemi në një pikë kritike. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj faze”, ka thënë Ghebreyesus.
Tedros ka thënë Gjermania ishte bërë donatori më i madh i agjencisë, pa dhënë detaje. Historikisht, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë kontributin më të madh financiar midis shteteve anëtare për organizatën.
Schulze a deklaruar se përparësia e Gjermanisë, e cila ka marrë përsipër Presidencën e G7, është t’i japë fund pandemisë në mbarë botën dhe ka bërë thirrje për një fushatë vaksinimi të përshpejtuar masivisht për ta bërë këtë.
Ngjarja në Gjenevë nis në javë të mbledhjeve të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së, ku do të diskutohen aspektet kryesore të së ardhmes së agjencisë shëndetësore të KB, duke përfshirë ofertën e Tedros për një mandat të dytë dhe një propozim për ta bërë agjencinë më të pavarur financiarisht.
Në të gjitha vendet nëpër botë janë shënuar shifra të larta të infeksioneve me Omicron – varianti i ri i Covid-19, madje në shtete si: Tajlanda, India, Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçse janë regjistruar vdekjet e para.
OBSH dy javë më parë kishte thënë e numri i rasteve globale ishte rritur me 71% dhe në Amerikë me 100%. OBSH kishte deklaruar se midis rasteve të rënda në mbarë botën, 90% ishin të pavaksinuar./21Media

Back to top button