Seancë e jashtëzakonshme për gjendjen e pandemisë në Kosovë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u vendos që të mërkurën më 26 janar, me fillim nga ora 14:00, të vijohet me seancat e papërfunduara.
Kryesia vendosi që seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar me temën: Gjendja e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të mbahet të enjten nga ora 11:00.
“Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi do të vijojë me seancë të rregullt plenare, në të cilën është paraparë që të zhvillohen dy debate, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. “, u bë e ditur në komunikatën e Kuvendit./21Media

Back to top button