Kaloni te përmbajtja kryesore

Giresse pritet të shkarkohet sot nga FFK-ja

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alan Giresse, pritet të shkarkohet sot nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas rezultateve negative që kanë treguar Dardanët në ndeshjet e fundit në grupet për EURO2024, duke mos arritur asnjë fitore në katër ndeshje.

Sipas raportimeve, kryetari i FFK-së Agim Ademi ka thirrur një mbledhje urgjente për të vendosur për shkarkimin e trajnerit.

I pyetur mbrëmë nëse do të tërhiqet nga post i trajnerit – pas humbjes turpëruese 2-1 nga Bjellorusia – Giresse tha se “i duhet ende kohë” për të treguar rezultate pozitive. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button