​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit, nuk mungojnë befasitë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.

Në listë është përfshirë mesfushori Hekuran Kryeziu, ndërsa në sulm është ftuar edhe Jetmir Topalli duke bërë kështu disa ndryshime interesante.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

“Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

Lista e plotë:

Back to top button