GIZ-i dhuron 175 laptopë për nxënësit

 

Komuna e Gjilanit ka filluar të mërkurën shpërndarjen e 175 laptopëve për nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko”, të cilët kanë nevojë për ndjekjen e programeve online.

Këta laptopë janë ndihmë nga ogranizata GIZ.

Kryetari Lutfi Haziri, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, ka thënë se GIZ-i është njëri nga partnerët më të mëdhenj të Gjilanit në sektorin e arsimit.

“Falënderoj GIZ’in për këtë mbështetje. Faleminderit, po ashtu, edhe menaxhmetit të “Thimi Mitkos” për punën e madhe që po e bëjnë me mësimdhënësit e nxënësit. Fëmijët përfitues janë kategori e familjeve që kanë nevojë. Besoj shumë që në Gjilan po vendosim barazi sociale në shkolla, sikurse edhe në investime dhe në jetën tonë shoqërore”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Arsimit Nazim Gagica, ka thënë se mësimi në këtë komunë po zhvillohet normalisht, duke shtuar se Gjilani është komuna që nuk e ka të mbyllur asnjë shkollë deri më tash.

Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, tha kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë  nxënës, të cilët nuk kanë mundur t’i ndjekin mësimet online për shkak të mungesës së laptopëve.

Në fund, Haziri njoftoi se po vazhdon të implementohet programi për internet falas, për ta shfrytëzuar të gjithë ata që kanë nevojë./21Media

Back to top button