Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjakova dhe Kuka përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku

Dy xhudiste do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
E arta olimpike, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do t’i rikthehen aksionit, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku.
5 kontinente, 61 shtete dhe 366 garues do të garojnë në Baku.
Nora Gjakova do të përballet nesër, ndërkaq Loriana Kuka do ta fillojë garën të dielën.
Ndeshjet fillojnë nesër nga ora 08:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button