Gjakova është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë sot se komuna që ai e udhëheq është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore.
Duke iu referuar rastit të një shkolle ku një vajze me shami nuk i ishte lejuar vijimi i mësimit, Gjini ka thënë se gabime të tilla si ai i djeshmi nuk bën të ndodhin në të ardhmen.
“Gabimet dhe mosperceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë te asnjë qytetar i komunës së Gjakovës”, ka thënë tutje Gjini.
Ai tutje ka thënë se këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë është institucion jashtëzakonisht i respektuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i përfaqëson ndjenjat e besimtarëve myslimanë të komunës sonë.  “Jemi dakorduar që gabime të tilla si ai dje nuk bën të ndodhin në të ardhmen. Falenderova kryetarin e BIK-ut në Gjakovë, Valon Myrtaj dhe Nënkryetarin e këtij institucioni të respektuar fetar, Ahmet Hoxha për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi”, ka shkruar Gjini në Facebook./21Media

Back to top button