Në fotografinë me bashkëshorten, Labi: Nëse të mallkon femra do të godasë jeta

Këngëtari Labinot Tahiri-Labi, i cili prej vitesh është i martuar me Hanën, krahas një fotografie me të, ka bërë një dedikim.
Bërë dedikim që ka bërë, Labi ka kërkuar që të lexohet me dashuri.
Labi ka thënë se femrat, nënat dhe bashkëshortet sakrifikojnë shumë për jetën në çdo aspekt, duke shtuar se femra është qenia më e ndjeshme në planet.
“Femrat, nënat dhe bashkëshortet sakrifikojnë shumë për jetën në çdo aspekt. Si në lidhje me prindërit fillimisht, për dashurinë, pastaj për shokun e jetës e më pas për fëmijët. Femra është qenia më e ndjeshme në planet, nëse të mallkon do të godasë jeta, e nëse të bekon do të sjellë fuqinë më të madhe brenda vetes kur ne meshkujt dëshirojmë ta kemi. Zot, bekoi femrat njëjtë si djemtë”, ka shkruar këngëtari në InstaStory krahas fotografisë me bashkëshorten.

Labi ka vite që është i martuar me Hanën dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë./21Media

Back to top button