Gjashtë kandidatë synojnë postin e rektorit të UP-së

Konkursi është mbyllur më 7 nëntor

Në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës (UP), i cili është mbyllur të hënë, kanë aplikuar gjashtë persona.
Udhëheqësi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), Altin Sahiti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se postin e rektorit të UP-së e synojnë Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova dhe Qerim Qerimi.
“Në konkursin që është mbyllur dje për Rektor të Universitetit të Prishtinës kanë konkurruar gjashtë kandidatë. Ata janë:
1. Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë;
2. But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik;
3. Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë;
4. Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore;
5. Ermir Rogova nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore;
6. Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik;”, ka thënë Sahiti.
Konkursi për rektor është hapur pasi që ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve, është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së./21Media

Back to top button