Traileri i filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery”

Traileri i fundit i filmit “Glass Onion: A Knives Out Mystery” përqendrohet në atë se çfarë mund të jetë festa e një vrasjeje të mistershme në histori. Këtu përfshihet një miliarder në fushën e teknologjisë që fton shoqërinë e ngushtë në një pronë provate, në një ishull në Greqi. Kjo ndodh para se gjërat të kthehen apo të ndryshojnë për të keq, duke përfshirë kështu në veprim edhe detektivin Benoit Blanc.
Rolin kryesor, që është i detektivit, sërish e luan aktori Daniel Craig. Atij me role të tjera në film i bashkohen edhe Edward Norton, Janelle Monáe, Kathryn Hahn, Leslie Odom Jr., Jessica Henwick, Madelyn Cline, Kate Hudson dhe Dave Bautista.
Filmi “Glass Onion: A Knives Out Mystery” u shfaq në festivalin e filmit në Toronto të Kanadasë më 10 shtator 2022.
Ky film është vazhdim i filmit “Knives Out” të vitit 2019.
Ai do të lansohet në Netflix me 23 dhjetor 2022, ndërkaq në kinema në mënyrë të limituar do të lansohet nga data 23 nëntor po këtë vit./21Media

Back to top button